MINISTRI PËR PUNË DHE MIRËQENIE SOCIALE VIZITOI SOT KOMUNËN E TUZIT

Ministri për punë dhe mirëqenie sociale Kemal Purishiq vizitoi sot Komunën e Tuzit. Ai u prit nga Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj dhe drejtoreshën në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim Elvisa Rexhematoviq. Gjatë këtij takimi u bisedua për modelin e bashkëpunimit mes organeve të Komunës dhe atyre shtetërore me qëllim të përkrahjes të atyre banorëve, të cilët janë në gjendje të nevojshme sociale. Gjeloshaj theksoi se bashkëpunimi me Qëndrën dhe Entin për punësim është kvalitativ dhe se duhet avancuar për të përmirësuar kushtet sociale në Komunë. Në theks të veçant u vu dakordsimi që Qëndra për punë sociale si dhe organet kompetente të Komunës, të avancojnë bashkëpunimin në njohjen e nevojave të banorëve më të varfër, e të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë qasje në shërbimet dhe fondet sociale. Në fund, u dakordua bashkëpunimi në prezentimin e programit të cilin Qeveria e ka siguruar për nxitjen e punësimit të personave të papunë.

SHARE