SIMOVIQ NË ADMINISTRATËN PËR UJËRA

 

Qeveria e Malit të Zi me organet kompetente,  periudhën e kaluar ka kontrolluar sistematikisht rrjedhat e lumenjve anembanë vendit dhe ka punuar për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të shtretërve të lumenjve për shkak të mbingarkimit natyror dhe shfrytëzimit të paligjshëm të rërës dhe zhavorrit. E njëjta gjë do të bëhet edhe në rastet e veprimeve të paligjshme në rrjedhat ujore, veçanërisht në pjesën më të ulët të Moraçës dhe në zonën e burimit të ujit të Bolistit, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë së Malit të Zi,  Milutin Simoviq.

“Pas inspektimit dhe analizimit të gjendjes së rrjedhave të lumenjve në fillim të vitit të kaluar, kemi regjistruar: devastimin  e shtretërve të lumenjve, mungesën ose nevojën për rishikimin e projekteve rregulluese ekzistuese, kontratat e koncesioneve të skaduara dhe shfrytëzimin e paligjshëm të zhavorrit dhe rërës”, tha Simoviq në konferencë për shtyp në Drejtorinë për Ujëra.

SHARE