NIMANBEGU – DAVIJE: OSBE-ja ËSHTË E GATSHME TË NDIHMOJË NË REFORMËN E LEGJISLACIONIT ZGJEDHOR

OSBE është e gatshme të ndihmojë Malin e Zi,  në reformën e ardhshme të legjislacionit zgjedhor, theksoi shefja e misionit të kësaj Organizate, Maris Davije, gjatë bisedës me nënkryetarin e Kuvendit, të MZ, Genci Nimanbegu.

Siç kumtuan nga Kuvendi i MZ, Nimanbegu u takua  sot me Davije,  me rastin e reformave të legjislacionit zgjedhor dhe krijimin e një klime më të favorshme për zgjedhjet në Mal të Zi. Nimanbegu e njoftoi bashkëbiseduesen se Grupi i Punës, i cili u votua të hënën në Kuvendin e MZ, tashmë ka fituar 12 nga 14 anëtarët, për shkak të mos ardhjes së përfaqësuesve të Demokratëve dhe të Klubit të Deputetëve të Veçantë.

Ai vlerësoi se do të ketë shumë punë dhe shtoi se ai pret që rezultatet e punës së Grupit , do të jenë në favor të rritjes së besimit në ligjin zgjedhor të të gjithë aktorëve tjerë.

Nimanbegu theksoi se një nga detyrat më të rëndësishme ishte miratimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE / ODIHR-së, nga  viti 2016 dhe 2018.

SHARE