Pas marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, rrjedha e ndihmave humanitare vazhdon të hyjë në Rripin e Gazës.
Kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare hynë në kalimin kufitar Kusufim në qytetin Deir Balah të Rripit qendror të Gazës.
Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës më 8 tetor 2023, Turqia ka ofruar ndihmë humanitare përmes 16 anijeve dhe 14 avionëve nën koordinimin e AFAD-it.
Një armëpushim u arrit javën e kaluar, si pjesë e planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës që vrau më shumë se 67 mijë palestinezë dhe shkatërroi enklavën.