Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të Monstat, çmimet e produkteve dhe shërbimeve për konsum personal në Mal të Zi në muajin shtator 2025 ishin mesatarisht 4.9% më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por 0.1% më të ulëta në krahasim me gushtin.
Rënia mujore e inflacionit u ndikua më së shumti nga ulja e çmimeve në kategoritë: shërbime akomodimi, fruta, perime dhe transport ajror i pasagjerëve. Në periudhën janar-shtator, çmimet ishin mesatarisht 3.8% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Rritje çmimesh në shtator krahasuar me gushtin u shënua te:
- Veshje dhe këpucë (+2.4%)
- Banimi, ujë, energji elektrike dhe gaz (+0.8%)
- Mobilje dhe mirëmbajtje shtëpie (+0.6%)
- Shëndetësi (+0.2%)
- Të mira dhe shërbime të tjera (+0.1%)
Ndërsa ulje çmimesh pati te:
- Restorante dhe hotele (-2.6%)
- Ushqim dhe pije joalkoolike (-0.6%)
- Transport (-0.5%)
- Rekreacion dhe kulturë (-0.2%)
Çmimet e tjera mbetën kryesisht të pandryshuara.