MARRËVESHJA ITALI-SHQIPËRI, NISET ANIJA E PARË ME EMIGRANTË DREJT SHËNGJINIT

Operazioni di salvataggio di migranti da parte di Nave Espero, nell'ambito dell'operazione Mare Nostrum, Mar Mediterraneo Meridionale, 29 Aprile 2014. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Anija “Libra” e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe meshkuj. Në krye të nismës është Ministria e Brendshme, shkruan La Repubblica. 

Gratë, të miturit dhe të sëmurët dërgohen në Lampedusa dhe prej këtu vendosen në një qendër normale pritjeje, në mënyrë që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.

Çfarë ndodh në Shqipëri

Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, migrantët do të zbresin dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli të dytë, më të plotë.

Më pas ata do të transferohen në Gjader, ku janë tre struktura të dorëzuara më 9 tetor në Ministrinë e Brendshme italiane për testim, një qendër për strehimin e personave që kanë aplikuar për azil me 880 vende (nga të cilat vetëm 400 janë gati deri më sot, më pak se gjysma), një CPR me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende.

Azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut. Ndërkohë, punimet përfunduan vetëm disa ditë më parë, 11 tetor 2024.

SHARE