LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR MIRATUAN NJË PLAN TË RI VEPRIMI PËR NJË TREG TË VETËM RAJONAL

Sot në Berlin, liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan një plan të ri veprimi për një treg të vetëm rajonal për periudhën 2025-2028.

Një treg i përbashkët rajonal i bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së është çelësi për rritjen e konkurrencës së rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq dhe liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me anëtarët e BE-së, dërguan një mesazh të fortë përkushtimi ndaj bashkëpunimit rajonal dhe konfirmuan përpjekjet e mëtejshme në rrugën drejt integrimit të rajonit në BE.

Në këtë mënyrë janë krijuar kushtet për zhvillimin e ekonomive të vendeve të rajonit, sepse do të shkurtohet koha e pritjes në kufi, përmes tranzitit dukshëm më të shpejtë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit ndërmjet vendeve të rajonit, i cili, siç theksoi kryeministri i Malit të Zi, ka qenë shumë i madh për një kohë të gjatë që Ballkani Perëndimor të jetë një treg konkurrues.

Gjatë takimit, Spajiq theksoi se pret që përkushtimi i shprehur në këtë mënyrë të jetë udhërrëfyes për bashkëpunimin rajonal dhe shtytës kryesor i integrimit të përshpejtuar evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ne besojmë se Plani i ri i Veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si pjesë e rëndësishme e Planit të Rritjes, do të jetë një katalizator i shkëlqyer për reduktimin e hendekut socio-ekonomik midis rajonit dhe Bashkimit Evropian, pasi do të kontribuojë në zhvillimin të ekonomisë rajonale dhe të ndihmojë integrimin ekonomik”, tha Spajiq.

Samiti ishte një mundësi për të dëgjuar nga zyrtarë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare gatishmërinë për mbështetje dhe inkurajim edhe më të madh për fazën e ardhshme, në rastin e Malit të Zi, në fazën përfundimtare të anëtarësimit.

SHARE