KOMISIONI EVROPIAN: LIGJI PËR AGJENTËT E HUAJ DUHET TË HARMONIZOHET ME VLERAT E BE-së

Komisioni Evropian (KE) me rastin e kërkesës së një pjese të shumicës parlamentare në Mal të Zi për futjen e Ligjit për agjentët e huaj theksoi se në këtë fazë nuk ka komente dhe rikujtoi parimin e përgjithshëm që vendet kandidate për anëtarësim duhet të përmbahen.

“Ne e kuptojmë se ky është një paralajmërim i synimit për të propozuar një projektligj, prandaj nuk komentojmë në këtë fazë”, tha zëdhënësi i KE-së.

Më 9 tetor, koalicioni „Për  të Ardhmen e Malit të Zi“ shpalli synimin e tij për të propozuar Ligjin për agjentët e ndikimit të huaj në Mal të Zi.

“Në përgjithësi, çdo ligj i tillë i një vendi kandidat për anëtarësim në BE duhet të jetë në përputhje me vlerat tona thelbësore të BE-së – vlerat themelore demokratike, duke përfshirë lirinë e fjalës dhe të shprehjes”, thanë nga Komisioni Evropian.  

SHARE