MARATONA E TIRANËS DO TË MBAHET ME 23 TETOR

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur ne një takim institucionet përgjegjëse për organizimin e Maratonës së Tiranës “Run for Peace” e cila mbahet ne 23 Tetor dhe ku do te garojne mbi një mijë vrapues profesionistë nga 35 shtete të ndryshme të botës. Veliaj theksoi se organizimi me sukses i edicionit të gjashtë të Maratonës do jetë një vlerë e shtuar për marrjen e titullit “Tirana, Qyteti i Sportit 2023”. “Gjatë muajit Tetor do të aplikojmë për titullin “Qyteti Evropian i Sportit” dhe një nga vlerësimet e jurisë në Bruksel është nëse Tirana ka aftësi menaxhuese sistematike për disa aktivitete sportive. Ndaj, besoj që organizimi i Maratonës së Tiranës, apo organizimi i eventeve të tjera sportive si: Kampionati U21 të Taekuondo, të Xhudos, të Triathlonës, etj., janë pjesë e CV-së tonë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023. Veliaj bëri thirrje që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në garë, duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të maratonës. Nga ana tjetër kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që, në 23 Tetor, të lëvizin pa makina.

SHARE