ÇMIMI I VEZËVE MUND TË RRITET 35 CENT

Vezët mund të rriten me 35 cent, pra do të kushtojnë 2.25 euro nga minimumi 1.90. Se kjo është e mundur deri diku, kanë thënë për TVMZ nga Ministria e Bujqësisë pas një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Fermerëve të Shpendëve. “Ne po bëjmë gjithçka për të parandaluar rritjen e çmimeve, por sigurisht kërcënohen të ardhurat e prodhuesve bujqësorë, nëse do të ketë një korrigjim çmimi do të jetë minimal, por patjetër do të jetë të paktën dhjetë për qind më lirë se çmimi më i ulët i vezëve në rajon”, tha Mirosllav Cimbaleviq nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Dhe nëse ka një korrigjim të çmimit, siç tha Cimbaleviq, do të jetë një herë dhe ato çmime do të ruhen për të paktën tre deri në katër muaj.

SHARE