KOMUNA E TUZIT KËRKON TOKËN NË TË CILËN NDODHET TREGU

Dje, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i dërgoi një letër, Kryeministrit aktual në Mal të Zi, Dushko Markoviq duke kërkuar që të zgjidhet problemi i pronësisë së tokës në të cilën ndodhet tregu, shkruan “Dan”. Gjeloshaj theksoi në letër se Qeveria i dha kryeqytetit në përdorim këtë hapësirë për ndërtimin e objektit të tregut. Gjeloshaj në këtë letër informoi Markoviqin se Komuna e Tuzit do të filloj me drejtimin e tregut më 1 nëntor. Komuna e Tuzit më parë i’u drejtua Ministrisë së Financave me të njëjtën kërkesë. “Sidoqoftë, ata nuk kanë treguar interes për zgjidhjen e kësaj çështje në mënyrë adekuate. Kjo për faktin se Qeveria e Malit të Zi i vuri në dispozicion Kryeqytetit, përkatësisht dha pëlqimin për tjetërsimin e kësaj toke për pjesëmarrjen e Kryeqytetit në ndërtimin e përbashkët të objektit të tregut në Tuz, në formën e një partneriteti privat-publik. Meqenëse kjo tokë është e vendosur në territorin e Komunës së Tuzit, dhe pasi në përputhje me dispozitat ligjore, Komuna e Tuzit ka të drejtë të menaxhojë dhe përdor tregun ekzistues, ju lutemi merrni parasysh zgjidhjen e problemit të pronësisë së pronës, i cili ngadalëson zhvillimin thelbësor të Komunës së Tuzit,” thuhet në letrën Gjeloshaj drejtuar Kryeministrit Markoviq. Gjeloshaj gjithashtu deklaroi se, duke marrë parasysh që Kryeqyteti nuk tregon gatishmëri për të zgjidhur çështjen e ndarjes së pronës, ai theksoi që Komuna e Tuzit do të fillojë menaxhimin e tregut në 1 nëntor 2020.

SHARE