DAMNJANOVIQ: KËTË VIT APO VITIN E ARDHSHËM NUK KA PLANE PËR TË MARRË HUA NGA FMN-ja

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq pret që Kuvendi i Malit të Zi njëzëri të miratojë ribalancimin e buxhetit, të cilin Qeveria e miratoi dje. Në këtë dhe vitin e ardhshëm, siç thotë ai, nuk ka plane për huamarrje nga FMN. Më 28 shtator është caktuar seanca e Kuvendit, ku do të diskutohet për ribalancimin dhe borxhin prej 350 milionë eurosh. Ministri i Financave tha në emisionin “Link” të Radios së Malit të Zi se pret që të hapen me deputetë të gjitha pyetjet për financat publike. “Pres që ribalanci të miratohet njëzëri në Kuvend dhe të jetë bazë që Kuvendi dhe Qeveria të planifikojnë së bashku dhe të dalin me një buxhet optimal për vitin e ardhshëm”, tha Damjanoviq. Damjanoviq nesër do të jetë në Sarajevë, ku po mbahet i ashtuquajturi mini-Samiti i FMN-së dhe Bankës Botërore. Ministri thotë se vitin e ardhshëm Mali i Zi do të jetë nikoqir i një takimi të tillë. “Është një mundësi për të kuptuar terrenin në aspektin e aranzhimeve të mundshme dhe aspekteve të mundshme të bashkëpunimit”, tha Damjamoviq dhe shtoi se megjithatë, huamarrja nga FMN nuk është në plan. Bisedimet informale me bankat vendase kanë nisur, siç thotë ai, për borxhin që shteti planifikon të kryejë pas ribalancimit. Pas miratimit të ribalancit, siç shton Damjanoviq, do të krijohen kushte formale për ato bisedime.

SHARE