Instituti dorëzoi rezultatet për 4,622 mostra për koronavirusin e ri, ku gjithsejit u diagnostifikuan 765 raste të reja. Gjatë ditës së djeshme, shtatë vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan nga: Podgorica (4), Nikshiqi (2) dhe Bijello Pole (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1813. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 600 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 7,666. Numri i rasteve të reja në Tuz është 15 ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 150.