PUNTORËT NGA SHQIPËRIA BLLOKUAN PIKË-KALIMIN KUFITAR BOZHAJ

Një grup punëtorësh nga Shqipëria kanë bllokuar pikë-kalimin kufitar Bozhaj për më shumë se një orë mëngjesin e sotëm, pasi policia malazeze i ktheu ata për shkak të testeve jo valide të coronavirusit. Siç raporton gazeta “Vijesti” si pasojë e kësaj janë krijuar kolona automjetesh në të dy anët e kufirit. Tani situata është normalizuar dhe lëvizja vijon pa problem. Këta punëtorë shkojnë në Mal të Zi çdo mëngjes për të punuar. Por, sot ata ishin ndaluar sepse nuk kishin certifikata të vlefshme të testetve coronavirusit, për të hyrë në Mal të Zi. Nga sot, vetëm personat që plotësojnë kushtet nga Certifikata Kombëtare Dixhitale COVID do të mund të hyjnë në Mal të Zi.

SHARE