DONATORËT ZOTOHEN SE DO TË NDAJNË MBI 1 MILIARD DOLLARË PËR AFGANISTANIN

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë mbi një miliard dollarë ndihma për Afganistanin. Konferenca e donatorëve – me përfaqësues nga rreth 40 vende – u mbajt të hënën në Gjenevë të Zvicrës. “Kjo konferencë i ka përmbushur plotësisht pritjet e mia sa i përket solidaritetit me njerëzit e Afganistanit”, tha Guterres. Kombet e Bashkuara vlerësuan më herët se Afganistanit i duhen mbi 600 milionë dollarë deri në fund të vitit, për të shmangur krizën humanitare. 

SHARE