Mali i Zi ka siguruar një donacion prej 1.555.870 euro për përmirësimin e impiantit të prodhimit të oksigjenit në Qendrën Klinike të Malit të Zi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Këto fonde, të siguruara nga bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit Global për Luftën kundër SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, mundësojnë arritjen e standardeve lokale të pastërtisë mjekësore të oksigjenit prej 99,5% ± 0,2%”, thuhet në njoftim.
Realizimi i donacionit do të forcojë ndjeshëm kapacitetet e sistemit shëndetësor, veçanërisht në sigurimin e furnizimeve të qëndrueshme me oksigjen mjekësor të pastërtisë së lartë, i cili është i një rëndësie kyçe për trajtimin e pacientëve në kushte kritike, operacionet e përditshme dhe ndërhyrjet emergjente.