Çmimi i peletit këtë vit është 50 për qind më i ulët se vitin e kaluar dhe varion nga 220-250 euro, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vladimir Jokoviq.
Ai tha se nuk ka njoftime për mungesë peleti, rryme, as ushqime elementare.
Ai theksoi se frutat nuk dhanë fryte në veri dhe se kur bëhet fjalë për prodhimet tjera, viti ishte i frytshëm.
“Çmimi i drurit në veri është dukshëm më i ulët dhe më i lirë, ndërsa në pjesën qendrore dhe në bregdet është deri në 70,80 euro”, thotë ministri, duke theksuar se familjet në nevojë materiale mund të blejnë dru me çmim shumë më të lirë.
“Ka kohë që fermerët nuk janë më të kënaqur se sivjet, sepse çmimet e të gjitha produkteve bujqësore janë dukshëm më të larta se vitin e kaluar”, tha ai.