Njëqind kredi pa interes në vlerë prej një milion eurosh nga sot janë në dispozicion të fermerëve në Mal të Zi, u bë e ditur në nënshkrimin e Protokollit të Bashkëpunimit për projektin “100 për Bujqësinë”, i cili zbatohet nga Fondi i Investimeve dhe Zhvillimit në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Dokumenti është nënshkruar nga drejtoresha ekzekutive e Fondit për Investime dhe Zhvillim, Irena Radoviq dhe ministri përkatës Vladimir Jokoviq.
Projekti synon promovimin e prodhimit bujqësor, me qëllim të inkurajimit të prodhuesve bujqësorë në Mal të Zi për të bërë investime shtesë dhe për të interesuar grupet e synuara të cenueshme, mbi të gjitha, gratë dhe të rinjtë në komunat më pak të zhvilluara, për të filluar ose përmirësuar bizneset në fushen e bujqësisë, është bërë e ditur nga IRF.