GJUROVIQ: POTHUAJSE 6.000 TË PAPUNË MË PAK SE VITIN E KALUAR

Sipas të dhënave të Entit për Punësim të Malit të Zi, në korrik 2023, në regjistra ka 5.739 persona më pak të papunë se në korrik 2022, ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.

Ai tha se në korrik të vitit të kaluar në regjistër kanë qenë -44.472 persona, dhe se në të njëjtën periudhë të këtij viti ai numër është zvogëluar dhe ka arritur në 38.733 persona të papunë.

“Reduktimi i numrit të të papunëve me 13 për qind. Mali i Zi mundet”, ka thënë Gjuroviq në një postim në Twitter (X).

SHARE