Në Mal të Zi nga 1 deri me 15 nëntor të këtij viti do të zhvillohet procesi i regjistrimit të pronave dhe popullsisë.
Ministri për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave në Mal të Zi Fatmir Gjeka përmes një intervistë të dhënë për Portalin Ul-info ftoj të gjithë shqiptarët të regjistrohen në mënyrë masovike, duke vënë theks të veçantë tek diaspora, regjistrimi i të cilës sipas tij, luan një rol kyç në rezultatin final të këtij procesi.
Në regjistrimin e fundit të zhvilluar 12 vite më parë shqiptarët pësuan rënie nga 7 në 4.91%.
Gjeka ndër të tjera tha që nëse nuk regjistrohemi rrezikojmë të humbasim pronat, dokumentat personale si dhe të zhdukemi nga listat e votimeve.