VOTIMI TË MUNDËSOHET EDHE ME KARTA TË SKADUARA TË IDENTITETIT

Komisioni zgjedhor i shtetit konsideron se edhe personave , të cilëve u ka skaduar afati i kartave të identitetit , duhet tu mundësohet e drejta për të votuar në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 30 gusht.

Komisioni zgjedhor i shtetit këtë e ka kumtuar në bazë të shqyrtimit të kërkesës së Malit të Zi demokratik me të cilët është kërkuar mendimi nëse votuesi identitetin e vet mund ta tregojë dhe të realizojë të drejtën zgjedhore në bazë të letërnjoftimit , të cilës i ka skaduar afatit.

Nga ky komision kanë përkujtuar se me ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve parashihet se votuesi i kumton Këshillit zgjedhor emrin dhe mbiemrin e vetë , kurse identitetin e vërteton me letërnjoftim ose pasaportë.

Po ashtu është paraparë se votuesi nuk mund të votojë nëse nuk paraqet dëshminë për identitetin e vetë.

Komisioni konsideron ,duke pasur para sysh këto dispozita ligjore , që votuesve të cilëve u ka skaduar afati ii kartave të identitetit, duhet tu mundësohet e drejta zgjedhore në zgjedhjet parlamentare për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.

SHARE