MALI I ZI FESTON DITËN E SHTETËSISË

Foto: Standard

Mali i Zi shënon Ditën e Shtetësisë, një nga datat më të rëndësishme në historinë e saj.

Kjo ditë përkujton 13 korrikun e vitit 1878, kur në Kongresin e Berlinit Mali i Zi u njoh zyrtarisht si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez nisi kryengritjen kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

Dita e Shtetësisë është një simbol i qëndresës, pavarësisë dhe identitetit kombëtar të Malit të Zi.

Me këtë rast, janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe përkujtimore në mbarë vendin.

Këtë ditë e kanë uruar zyrtarë të lartë të shtetit, politikanë vendas dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Urime për Ditën e Shtetësisë kanë ardhur gjithashtu edhe nga vende të tjera mike.

SHARE