KSHZ SHPALLI REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat u mbajtën më 11 qershor 2023. Rezultatet u shpallën me 13 vota pro dhe 3 vota kundër. 

  1. “Evropa tani – Millojko Spajiq” – 25.53%, 24 mandate
  2. “Së bashku! Për të ardhmen që ju takon – Danijel Zhivkoviq” (Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale) – 23.22%, 21 mandate
  3. “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” (Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike dhe Partia Punëtore) 14.74%, 13 mandate
  4. “Aleksa dhe Dritani – Guximi vlerësohet!”(Lëvizja Qytetare URA dhe Demokratët) 12.48%, 11 mandate
  5. “Është e qartë! – Partia Boshnjake – Ervin Ibrahimoviq” – 7.08%, 6 mandate
  6. Partia Popullore Socialiste dhe Demos “Për ty” – 3.13%, 2 mandate
  7. “Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj “BESA për Zhvillim Evropian” (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar) 1.91%, 2 mandate
  8. Aleanca Shqiptare (Partia Demokratike, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi si dhe grupi qytetar Lëvizja-Tuz) – 1.49%, 1 mandat
  9. “HGI – Në anën e drejtë të botës! – 0,74%, 1 mandat

Rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi.

“Janë pranuar 542,468 fletëvotime, prej të cilave të papërdorshme ishin 237,142,  të shfrytëzuara 325,326, të pavlefshme 2,890 dhe 302,436 ishin të vlefshme”, thuhet në deklaratën e KSHZ.

SHARE