ISHP: 24 RASTE TË REJA, NË TUZ 2 RASTE AKTIVE

Në Malin e Zi, që nga rezultatet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 24 raste të reja pozitive. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar më 13 qershor ishte 1.53%. Vlera e normës kumulative 14-ditore të incidencës në nivelin e Malit të Zi më 13.07.2021. ishte 46.84. Asnjë vdekje në lidhje me infeksionin SARS-CoV-2 nuk u raportua gjatë ditës së djeshme në ISHP. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 23 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 323, aktualisht në Tuz janë 2 raste aktive.

SHARE