Lajme të mira vinë nga New York, i konsideruar si epiqendra e koranovairuist në SHBA.
“Për herë të parë në disa muaj, kemi kaluar 24 orë pa asnjë të vdekur nga koronavorusi”, tha të hënën, kryetari i New York-ut, Bill de Blasio. “Le të kemi edhe shumë ditë të tjera”, shtoi ai më tej.
Shkalla e testeve me rezultat pozitiv aktualisht në New York është 2 për qind.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se beteja me virusin ka mbaruar. De Blasio theksoi rritjen e niveleve të infeksionit midis të rinjve të moshave 20 deri 29 vjeç, të cilat ai e quajti “shqetësuese”.
Ai tha se do të bëjnë më shumë teste dhe do të shpërndajnë maska në përpjekje për të fituar mbi Covid-19.
De Blasio tha se qyteti ka ngritur 10 vende të reja testimi në Bronx, Queens dhe Brooklyn.
Rasti i parë i vdekjes në New York është konfirmuar më 11 mars.
Vendi ka konfirmuar 18.708 vdekje nga Covid-19.