STANO: TË DYJA PALËT TË PËRMBAHEN NGA HAPAT E NJËANSHËM

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë me rastin e ndalimit njëvjeçar të importit të mallrave serbe në Kosovë se të dyja palët duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Stano përsëriti se qëndrimi i BE-së është që të dyja palët, çfarëdo që të bëjnë, duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

“Duhet të parandalojnë ose të përmbahen nga hapat që nuk janë të koordinuar, të njëanshëm dhe në çdo gjë që bëjnë duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

SHARE