QENDRA E THIRRJEVE DO TË INFORMOJË PRINDËRIT PËR RREZIQET E MOSVAKSINIMIT TË FËMIJËVE

Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjen profesionale të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, ka hapur një Call Center, përmes së cilës mjekët do të thërrasin prindërit e fëmijëve parashkollorë që nuk janë të mbrojtur nga vaksina kundër fruthit, shytat dhe rubeola, është bërë e ditur në Twitter të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç thanë ata, do t’i informojnë prindërit për rreziqet e mosvaksinimit dhe rreziqet e këtyre sëmundjeve.

“Në të njëjtën kohë, ata prezantojnë përfitimet e mbrojtjes përmes vaksinimit, u përgjigjen pyetjeve dhe dyshimeve të prindërve, në mënyrë profesionale por të kuptueshme. Ekipet e mjekëve të përzgjedhur për fëmijë në qendrat shëndetësore në të gjithë Malin e Zi në periudhën e ardhshme do të kryejnë edhe vaksinimet urgjente në fundjavë (në Podgoricë – pika Nova Varosh)”, thuhet në llogarinë e Ministrisë në Twitter.

SHARE