MALI I ZI KA NORMËN MË TË LARTË TË RRITJES SË PBB-së PAS ISLANDËS

Pas Islandës, Mali i Zi ka normën më të lartë të rritjes së PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2023, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Malit të Zi në tremujorin e parë u rrit me 6.1 për qind, sipas të dhënave paraprake të Monstat.

Sipas rezultateve paraprake, PBB-ja në tremujorin e parë arriti në 1.22 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 1.03 miliardë euro.

Rritja mesatare ekonomike në vendet e BE-së ishte 1.1 për qind.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm Islanda është përpara Malit të Zi me një rritje prej shtatë për qind.

Nga vendet e rajonit, Kroacia u rrit me 2.8 për qind në tremujorin e parë, Maqedonia e Veriut me 2.1 për qind si dhe Serbia e Sllovenia me 0.7 për qind secila.

SHARE