INSTITUTI: 8 RASTE TË REJA, VDIQ NJË PERSON

Tetë raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Malin e Zi dhe një person ka vdekur, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit përfunduan analizën dje (e Dielë, 13 Qershor 2021) dhe paraqitën rezultate në Institutin për 852 mostra për koronavirusin e ri. Që nga rezultatet e djeshme është raportuar në Institut vdekja e një pacienti 86-vjeçar nga Plevla. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,602. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 21 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 411.

SHARE