MUJOVIQ: MALI I ZI DO TË FITOJ 200 MEGAVAT TË REJA ENERGJI TË GJELBËR

Mali i Zi ka potencialin e ujit, erës dhe diellit dhe në dy vitet e ardhshme do të implementojë 200 megavat energji elektrike nga burime të reja, tha ministri i Energjisë dhe Minierave Sasha Mujoviq.

Siç njoftojnë nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, Mujoviq ka thënë në prag të hapjes së Forumit të Energjisë në Beograd, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Beograd dhe në të cilën ekspertët kryesorë të energjisë do të flasin për temat më aktuale në sektorin e energjisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Ai përkujtoi se vendet e rajonit kanë të njëjtat synime, interesa dhe detyrime ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe se duhet të bashkëpunojnë, të mësojnë nga përvoja e të tjerëve dhe së bashku të veprojnë ndaj Komunitetit të Energjisë dhe partnerëve evropianë për të marrë ndihmë.

Mujoviq theksoi se Qeveria e Malit të Zi, si dhe qeveritë e vendeve të tjera, nuk janë në gjendje të zbatojnë plotësisht procesin e tranzicionit energjetik.

„Duhet përkrahja e partnerëve evropianë”, ka theksuar Mujoviq.

“Detyra kryesore e Malit të Zi është të zvogëlojë emetimin e CO2 dhe gazeve të tjera me efektin serrë, si dhe të rrisë prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, që është pjesë e planit tonë kombëtar energjetik”, tha ministri.

Mujoviq shtoi se Mali i Zi ka një plan ambicioz dhe është në rrugë të mirë për të përmbushur kërkesat e Komunitetit të Energjisë, por ai gjithashtu theksoi se pa stabilitet politik nuk mund të pritet përparim.

SHARE