Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët miratuan propozimin e kryeministrit Millojko Spajiq për emërimin e Admir Shahmanoviq për Ministër të Energjisë dhe Minierave dhe Majda Axhoviq për Ministre të Punëve Publike.
Për Admir Shahmanoviq votuan 48 deputetë, katër abstenuan.
Për Majda Axhoviq votuan 50 deputetë, dy ishin kundër dhe katër abstenuan.
Kryeministri Spajiq tha se me këtë rikonstruksion fokusi është te investimet.
Spajiq tha se deri më tani puna e Qeverisë ka qenë e bazuar në reduktimin e ekonomisë gri dhe korrupsionit, ndërsa tani do të fokusohet në investime.
“Ne kemi nevojë për investime të mëdha, sepse pa to nuk ka rritje ekonomike dhe i duhen çdo vendi. Por ato nuk duhet të vijnë siç kanë ardhur deri tani, nuk ka shitje tokash në Mal të Zi. Ne do të shkojmë ekskluzivisht në modelin e bashkëpronësisë. Për t’i shoqëruar ato investime, punët publike duhet të shkojnë në një nivel të ri”, tha Spajiq. Ai thekson se punët publike dhe investimet kapitale realizohen shumë ngadalë dhe për këtë nevojitet kujdes i veçantë.