Delegacioni i Malit të Zi, i kryesuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq dhe ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, po merr pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që mbahet në Uashington.
Në takimin me Bo Lee, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i FMN-së, u diskutua për situatën aktuale ekonomike në Mal të Zi, si dhe sfidat kryesore të politikës monetare dhe fiskale, njoftoi Banka Qendrore e Malit të Zi.
“Zhugiq dhe Damjanoviq i prezantuan Lee dhe ekipit të tij të dhënat më të fundit në lidhje me sektorin financiar dhe fiskal, si dhe parametrat kryesorë të funksionimit të ekonomisë reale. U konstatua se stabiliteti ekonomik dhe financiar është ruajtur në vend, pavarësisht nga shumë faktorë negativë të brendshëm dhe të jashtëm. Bashkëbiseduesit në mënyrë të veçantë iu referuan rritjes së pagave të nisur nga reforma e mëparshme tatimore, e cila në një masë, krahas faktorëve të tjerë, ndikoi në rritjen e inflacionit në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.