Miralem Pjanic iu nënshtrua një transplanti flokësh vitin e kaluar dhe me postimin e fundit në Instagram, ai njoftoi se mund ta falënderojë Cristiano Ronaldon dhe klinikën e tij Insparya për flokët e shëndetshme.
Boshnjaku ka shpërndarë një video në profilin e tij, në të cilën flet për përvojën në klinikën e speryllit portugez dhe tregon se e kishte vizituar dy muaj më parë.
Videoja duket se është realizuar para fillimit të trajtimit dhe futbollisti tregon se mezi priste fillimin e trajtimit: “Unë i besoj Insparyas, klinikës së Cristiano Ronaldos”.
Mesfushori e ka kryer në fshehtësi trajtimin e mbjelljes së flokëve, por menjëherë pas ndryshimit të modelit të tij të njohur, fansat e kanë marrë me mend se për çfarë bëhet fjalë.
Ronaldo hapi klinikën e parë të specializuar në transplantin e flokëve në vitin 2020 në Madrid dhe falë suksesit në këtë biznes, në vitin 2021 e hapi një tjetër në Marbella.
Në shtator të vitit të kaluar, portugezi u mburr se “mbi 40.000 njerëz kanë ndryshuar tashmë jetën e tyre falë Insparya”, dhe një prej klientëve të kënaqur duket të jetë edhe Pjanic. /Telegrafi/