KE-ja PO SHQYRTON NDRYSHIMET NË LIGJ MBI PROKURORINË

Komisioni Evropian mori projektligjin për Ligjin e Prokurorit, i cili iu paraqit nga zyra e kryenegociatorit. “Ne kemi marrë ndryshimet e propozuara dhe po i shqyrtojmë ato,” tha shkurtimisht zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero Hernandez për TVMZ. Kabineti i Zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq njoftoi dje se ndryshimet e propozuara në ligj janë plotësisht të harmonizuara me propozimet e Komisionit të Venecias, si dhe se ata “po presin përpara dialogun dhe të gjitha sugjerimet nga partnerët evropianë”.

SHARE