Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ftoi presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Malin e Zi.
Ai tha se vizita e Macron në Mal të Zi do të ishte një impuls i rëndësishëm pozitiv si për Malin e Zi ashtu edhe për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.
“Biseda me ministrin delegat francez për Evropën, Benjamin Haddad, ishte një mundësi për të theksuar partneritetin strategjik mes vendeve tona, i cili është intensifikuar veçanërisht në vitin e kaluar, pas vizitës sime në Paris dhe takimit me presidentin Emmanuel Macron”, thuhet në postimin e Millatoviq në rrjetin X.
Siç shtoi ai, mbështetja e fortë e Francës për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe përpjekja për t’u bërë vend anëtar i BE-së deri në vitin 2028 është e një rëndësie të madhe.
“Parisi mbështet iniciativën për të pritur samitin e Komunitetit Politik Evropian vitin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë për të forcuar më tej statusin tonë si një vend udhëheqës në procesin e zgjerimit”, tha Millatoviq.