Pse Ushqimet Prishen dhe si ta Parandaloni Këtë

Skadenca është një nga shqetësimet më të mëdha kur vjen puna tek ushqimi.

Shumica e tyre kanë një datë skadence, por shumë prej tyre mund të shkojnë dëm edhe para saj, pasi prishen.

Shkak për këtë bëhet ruajtja jo e duhur e tyre e në mënyrë që të evitoni këtë ajo çfarë ju mund të bëni është t’i ruani siç duhet.

AgroËeb ju tregon në këtë artikull se çfarë e shkakton prishjen e ushqimeve dhe si ta evitoni këtë.

Bakteret

Bakteret në ushqime shkaktojnë prishjen e parakohëshme të tyre.

Këto organizma të vogla quhen baktere që prishin ushqimin pasi i konsumojnë prodhimet.

Ato shumëfishohen shpejt kur ushqimet janë të freskëta duke shkaktuar prishjen e parakohëshme të tyre.

Megjithatë shumë prej ushqimeve që prishen nga këto lloj bakteresh nuk shkaktojnë dëme serioze në shëndet.

Rastet kur duhet të sheqetësoheni janë ato të prezencës së baktereve të rrezikshme për shëndetin si salmonella dhe E. coli.

Ruajtja jo e duhur

Ky është një nga faktorët kryesorë që ndikon në prishjen e ushqimit.

Kur ju nuk i ruani suhqimet si duhet, me gjasë ato do të shkojnë dëm në një kohë të shkurtër.

Nëse i lini në një ambient shumë të ngrohtë frutat dhe perimesh e freskëta, por edhe produktet e tjera si mishi apo bulmeti do të zhvillojnë baktere.

Rolin e të cilave në prishjen e ushqimeve e shpjeguam më lart.

Në këtë mënyrë do të keni shumë shpejt ushqime jo të freskëta të cilat nuk mund t’i shijoni.

Zakonisht temperaturat sipër 4-5 gradë c lejojnë që bakteret të zhvillohen ndaj rekomandohet që ushqimet t’i ruani veç e veç në frigorifer.

Bakteret mund të shpërndahen nga një ushqim në tjetrin ndaj është e rëndësishme që mishi, bulmeti apo perimet të ruahen veçmasi në këto ambiente të freskëta.

Ngrirja e duhur

Temperaturat nën 4 gradë C ndalojnë rritjen e shumicës së baktereve që prishim ushqimet.

Gjithësesi disa lloje bakteresh arrijnë të mbiejtojnë edhe nën këto temepratura.

Prandaj edhe nëse i mbani në frigorifer ushqimet është mirë që t’i monitoroni herë pas here.

Idealja për ushqimet është t’i ruani në grirje duke lënë sa më pak kontakt me ajrin jashtë.

Sigurohuni që temperatura është nën 0 gradë dhe nëse nuk keni energji elektrike mundohuni të mos i hapni dyert e frigoriferit.

Tharja

Në mënyrë që t’i ruani sa më gjatë mungohuni që të largoni ujin dhe të mos krijohet një ambient i përshtatshëm për bakteret.

Në mënyrë që ta thani ushqimin siç duhet, kujdesuni që t’i lini ato në një ambient me sa më pak lagështi.

Tharja e ushqimeve mund të aplikohet tek, mishi, frutat apo produkte të tjera në mënyrë që ato të transportohen më lehtë dhe të mos ruajnë mikrobe.

Nëse doni të theni ushqime përdorni një paisje të posaçme ose thajini në furrë në temperaturën 60 gradë C.

Gjithësesi ky proces kërkon një kujdes të veçantë në mënyrë që të arrihet rezultati i duhur.

Konservimi

Mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e ruajtjes së ushqimit është konservimi në kavanozë të sterilizuar.

Mund të jeni mësuar ta shihni këtë mënyrë tek reçeli, salcat apo turshitë e ndryshme.

Ushqimet e konservuara gatuhen shumë pak dhe mbyllen në enë hermetike për një kohë të gjatë./AgroWeb.org

SHARE