NË SHQIPËRI SOT SHËNOHET DITA E VERËS

Në Shqipëri sot shënohet Dita e Verës, ku në qytetet e vendit janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive dhe të tjera, ndërkohë aktivitet janë përqendruar në Tiranë dhe Elbasan. 

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës në kryeqytet janë organizuar koncerte, panaire, ekspozita, aktivitete zbavitëse, ndërsa pjesë e tyre janë bërë mijëra qytetarë.

Në mesin e shumë aktiviteteve në Tiranë ishte edhe ekspozita e mjeteve historike “Retro”, ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë ekspozuar dhjetëra automjete historike, duke tërhequr edhe interesin e qytetarëve.

Gjithashtu pjesë e aktiviteteve ishte edhe ekspozita e mjeteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake. Edhe panairi i produkteve artizanale shqiptare ka mbledhur së bashku dhjetëra artizanë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët ekspozuan për qytetarët punimet e tyre tradicionale, si punime prej druri, veshje, dhe punime të tjera.

Ndërkohë, koncerti me këngë dhe valle shqiptare është organizuar në Sheshin “Skënderbej” me pjesëmarrjen e disa artistëve.

Aktivitete të shumta janë organizuar edhe qytetin e Elbasanit dhe qytete të tjera të Shqipërisë, ndërkohë që ëmbëlsira tradicionale e kësaj festë është ballokumja.

Me rastin e Ditës së Verës kanë përcjellë mesazhet e tyre zyrtarët e lartë të Shqipërisë, si presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, kryeministri Rama, iu është bashkuar festimeve në qytetin e Elbasanit.

Dita e Verës që shënohet si festë zyrtare është festë që origjinën e ka nga qyteti i Elbasanit dhe simbolizon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

SHARE