GJELOSHAJ: LQ URA, PSP-ja DHE PAKICAT U DAKORDUAN PËR QEVERINË

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se koncepti i qeverisë është drejtë përfundimit dhe deputetët në Kuvend, duke votuar pro ose kundër, do të tregojnë qëndrimin e tyre ndaj pakicave, por edhe ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi. Ai në emisionin e mëngjesit në RTMZ deklaroi se është fitore e madhe e Malit të Zi qytetarë që mandatari i emëruar për kryeministër është shqiptar. “Për shkak të kolltukut disa do ta zhvendosnin Malin e Zi në Çaçak mos të thom në Zagreb, ndoshta për këtë është vonuar gjithçka. Kam pasur bisedime me kryeministrin këto ditë, kuptova se koncepti i qeverisë së pakicës pothuajse ka përfunduar dhe presim që kryeministri i mandatuar të paketojë gjithçka që i nevojitet në ditët në vijim dhe të inicojë mbledhjen e Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re. Shpresoj se do të ketë mbështetje të gjerë në Kuvend”, tha Gjeloshaj. Ai tha se do të shihet se cilat struktura mbështesin rrugën evropiane të Malit të Zi. “Në këtë mënyrë do të shohim qëndrimin ndaj pakicave në këtë koncept,” theksoi Gjeloshaj. Ai thekson se do të qëndrojë në Komunën e Tuzit deri në fund të mandatit. “Pres që kjo qeveri të jetë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë përfaqësues të të gjitha pakicave, që do të jetë mesazhi më i rëndësishëm”, tha ai.  Gjeloshaj pret që fillimisht të mblidhet Kuvendi për uljen e akcizës së karburanteve. “Deputetët nuk e kanë problem me çmimet sepse kanë të ardhura të mira, ndaj përgjegjësia ndaj qytetarëve tregohet me këtë veprim, që individët nuk mendojnë të inicojnë mbledhjen e Kuvendit. Megjithatë, besoj se ka një shumicë të deputetëve që do të mblidhen dhe që do të caktojnë seancën për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, tha Gjeloshaj. Ai thotë se do të donte që secili prej 81 deputetëve të “vetëdisohet”, por nuk e beson këtë dhe se pret që të paktën 41 deputetë të fillojnë ta bëjnë me përgjegjësi punën e tyre. “Është e papranueshme që varet nga një njeri nëse do të mblidhet Kuvendi. Ata janë përfaqësues të qytetarëve, janë të gjithë njësoj. Tani për shkak të një procedure, që sistemi nuk funksionon, nuk mund të ulim çmimet, kjo nuk është e drejtë”, përfundoi Gjeloshaj.

SHARE