Një numër i madh njerëzish kanë marrë pjesë sot në një protestë paqësore para zyrës së „Të Mirave Detare“ në Ulqin kundër vendimit të Qeverisë për shpalljen e tenderit për dhënien me qira të plazheve dhe objekteve në zonën bregdetare.
Në një prononcim për TV Boin, kryetari i komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu tha se pikërisht në momentin kur u krijuan kushtet që gjithë komunat bregtare një fryme të marrin qëndrim që duhet ndryshuar Ligji, duke i’u rikthyer kështu kompetencat kuvendeve vendore, Qeveria e Malit të Zi me një vendim, që siç shprehet Nimanbegu, i marrë në grupin WhatsApp, ku asnjë ministër nuk pati mundësi të bëjë sygjerime apo ndryshime të planit, të kushteve, cilësohet si shumë armiqësor ndaj komunitetit tonë dhe ndaj bregdetit.
Nimanbegu më tej shton se kjo: “për arsye se jemi shumë të bregosur për sezonin turistik dhe ky vendim mund të reflekojë në një papërgatitje për sezonin turistik dhe nga ana tjetër në ngritjen e çmimeve të cilët ka mundësi që ofertën turistike tonë ta bëjnë jo konkurrente në rajon.”
Ai njoftoi se pikërisht për këtë arsye sot në komunën e Ulqinit është organizuar një protestë nga tre shoqata, ku theksoi se kjo është vetëm protesta e parë dhe se nuk do të jetë një betejë e lehtë në vazhdimësi.
“Por së bashku me subjektet e tjera dhe së pari së bashku me qytetarët e komunës sonë, por edhe të komunave të tjera bregdetare jam i sigurt se do të bëjmë gjithçka që të kthehet mbrapa dhe të ulet një dialog i cili do të rezultojë që tu kthehen ingirencat komuniteteve, do të thotë bashkive bregdetare dhe nga ana tjetër të sigurohet që qytetarët tonë të jenë të mbrojtur në këtë proces i cili siç duket ka nisur në mënyrë të padrejtë,” shprehet kryetari i komunës së Ulqinit.
Në pyetjen se nëse kryeministri nuk do ti plotësoj kërkesat e tyre, cilët janë hapat të cilët do të ndërmerren, Nimanbegu thotë: “Ne sigurisht si bashkia më e madhe e shqiptarëve në Mal të Zi dhe njëkohësisht si bashkia që ka potencialin ekonomik dhe turizmit më të madhin në Malin e Zi sigurisht që do tu drejtohemi edhe instancave ndërkombëtare pasi që është e nevojshime që ky lloj problemi t’iu shpaloset edhe atyre. Përkundrazi thënieve të kryeministrit Spajiq që do të veproj në decetralizimin e pushtetit, hapat janë të kundërta. Unë sigurisht kam nevoj ti ftoj edhe të gjitha subjektet që janë brenda në Qeveri të mendojnë mirë, qoftë për aktivitet e tyre sepse deputeti ynë do ti pezullojë aktivitetet deri në zgjidhje pozitive të kësaj çështjeje.”