Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka nënshkruar dekret për emërimin e Nebojsha Gjokoviq ambasador të Malit të Zi në Republikën e Serbisë dhe Bernard Çobaj ambasador të Malit të Zi në Republikën e Kosovës.
Gjokoviq dhe Çobaj janë emëruar me propozim të Qeverisë, dhe me mendim pozitiv nga Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë i Parlamentit të Malit të Zi.
“Emërimi i ambasadorëve në Serbi dhe Kosovë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Malin e Zi, bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë, si dhe përparimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në tërësi”, njoftoi zyra e Presidentit të Malit të Zi.