GJERMANIA BËHET SUPERFUQI USHTARAKE / ARRIN 2 PËR QINDËSHIN E NATO-s, HERA E PARË NGA 1992

Gjermania ka realizuar objektivin e aleancës së NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të produktit të brendshëm të saj për mbrojtjen, për të parën herë që nga 1992, raportoi agjencia e lajmeve DPA të mërkurën, ndërkohë që shpenzimet janë rritur në vend pas pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria gjermane po akordon afro 100 miliardë euro për mbrojtjen këtë vit – raportoi DPA dhe kjo është një shifër rekord për vendin në terma absolute dhe do të shkojë në 2.01 për qind të GDP-së.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, këtë javë tha se Gjermania do të plotësonte objektivin e NATO-s por qeveria nuk i ka bërë publike shifrat e sakta deri më tani.

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen në Bruksel të enjten.

Një takim i ndarë i grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, i organizuar nga SHBA do të mbahet po ashtu. Ish presidenti amerikan, Donald Trump, zemëroi aleatët gjatë fundjavës duke thënë se ai do të refuzonte të mbronte anëtarët e natos që nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen nëse do të bëhet president.

Duke reaguar ndaj këtyre komenteve, ministri gjerman i mbrojtjes tha se Trump rrezikonte të dëmtonte marrëdhëniet transatlantike.

Pistorius hodhi poshtë sugjerimet se Gjermania duhet të rriste fondet e saj të posacme për mnbrojtjen në 300 miliardë euro, nga 100 miliardë që kishte thënë më parë, duke nënvizuar se qeveria duhet të rrisë buxhetin e rregullt të saj.

Pistorius po ashtu hodhi poshtë idenë që mori më shumë vëmendje pas deklaratave të Trump, për krijimin e një ombrelle të ndarë të mbrojtjes bërthamore në Evropë.

SHARE