Çfarë Duhet të Dini Rreth Skadencës Së Produkteve Kozmetike

Shpesh ndodh të përdorni çdo pikë grimi ose produkt për kujdesin e lëkurës, veçanërisht nëse keni paguar shumë për të.

Megjithatë, këto produkte kanë një datë skadence dhe jetëgjatësia e tyre mund të jetë më e shkurtër nga sa mendoni.

Koha e saktë e skadimit varet nga prodhimi, mënyra se si ruhet dhe nëse është i mbyllur apo jo.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga pyetjet më të shpeshta që njerëzit bëjnë rreth skadencës së këtyre produketve.

Sa zgjat një produkt i pa hapur?

Datat e skadencës që shihni të shtypura në paketim, vlejnë zakonisht pasi produkti të jetë hapur. E megjithatë, kjo nuk vlen gjithmonë.

Në përgjithësi, nëse ruhen siç duhet në një vend të freskët dhe të thatë, pjesa më e madhe e produkteve të pahapura zgjasin për 2 deri në 3 vjet.

Produktet më kremoze që përmbajnë vajra ose gjalpë, mund të prishen më shpejt.

Nëse produkti është tërësisht nayral, ai gjithashtu mund të prishet më shpejt edhe nëse nuk është hapur ansnjëherë.

Të gjithë produktet kozmetike prishen me kalimin e kohës edhe nëse janë të pahapur, kështu që nuk duhet t’i mbani kurrë për më shumë se 3 vjet.

Ndërsa produktet si lapsat e syve apo të buzëve, mund të kenë një skadencë më të gjatë sepse mund të mprehen.

Çfarë ndodh me produktet e grimit pasi skadojnë?

Ato mund të thahen ose të thërrmohen lehtë dhe pigmentet e ngjyrave mund të mos duken më aq të gjalla

Nuk është e këshillueshme të përdorni ujë ose pështymë për t’i zbutur, pasi mund të fusni baktere.

Grimi i skaduar gjithashtu mund të mbajë baktere që mund të shkaktojnë akne, skuqje apo infeksione të ndryshme, si ato të syve.

Është gjithashtu e rëndësishme të mos i përdorni produktet e syve pas skadimit, pasi mund të jetë e dëmshme për këtë zonë mjaft delikate.

Si mund të dalloni nëse një produkt ka skaduar?

Hapi i parë është të nuhasni përbërjen. Nëse vjen erë të pakëndëshme, hidheni atë.

Shikoni nëse ka ndryshuar ngjyrë. Shumë produkte të fshehta oksidohen dhe kthehen paksa në portokalli.

Kushtojini vëmendje teksturës. Nëse ajo ka ndryshuar dhe nëse produkti duket ndryshe në lëkurën tuaj është mirë të mos i përdorni më.

Po ashtu çdo gjë që ekspozohet shpesh ndaj ajrit dhe baktereve në duar, duhet të hidhet pas rreth 9 muajsh. Këtu përfshihen kremerat apo serumet e fytyrës.

Pas datës së skadencës, përbërësit aktivë nuk do të funksionojnë në mënyrë optimale. Jini veçanërisht të kujdesshëm me datat e skadencës së kremrave kundër diellit.

Kur duhet ta hidhni?

Këshillohet t’i hidhni këto produkte sapo të arrijë pikën e skadencës. Megjithatë, nëse përdorni një korrektor disa ditë pas skadimit, ka të ngjarë të mos ndodhë gjë.

Nëse keni një infeksion të syve ose ndonjë infeksion tjetër të lëkurës, hidhni menjëherë, pasi ka të ngjarë të ketë të njëjtat baktere që shkaktuan infeksionin./AgroWeb.org

SHARE