MOTI I NGROHTË DHE VAKSINIMET MUND TË NDALOJNË PANDEMINË DERI NË VERË

Pritet që moti i ngrohtë që pason, kushtet mjedisore dhe mbulimi me vaksinim kundër koronavirusit të kontribuojnë në ndalimin e pandemisë deri në verë, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Igor Galliq. Ai gjithashtu beson se virusi ka shumë të ngjarë të marrë një karakter endemik. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ tha se të gjithë do të donin që të përfundonte pandemia, veçanërisht punonjësit e shëndetësisë, por se në çdo rast duhet të kenë kujdes. Ai tha se krahasuar me dy javët e mëparshme, Mali i Zi kishte rreth 55 për qind më pak raste të reja dhe katër për qind më pak vdekje. Megjithatë, siç tha ai, nuk duhet relaksuar pasi ka mutacione të ndryshme të virusit.

SHARE