DERIVATET KATËR CENT MË SHTRENJTË, THYHEN REKORDET E 2012-ës

Çmimet e karburanteve në pikat e karburantit në Mal të Zi nga nesër duhet të rriten me rreth katër cent, sipas të dhënave paraprake për lëvizjen e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe kursin e dollarit dhe euros, krahasuar me 14 ditë më parë kur u rregulluan për herë të fundit çmimet. Kështu, çmimet e karburanteve në Mal të Zi do të jenë në nivelin më të lartë historik. Sipas këtij vlerësimi, çmimi i ri i benzinës 98 nga nesër do të jetë 1.58 euro, super 95 do të jetë 1.54 euro, ndërsa Eurodiesel 1.43 euro. Nafta për ngrohje gjithashtu mund të rritet me katër cent, në 1.41 euro. Unioni i Sindikatave të Lira u bëri thirrje deputetëve dhe të gjithë vendimmarrësve të tjerë që me veprimet e tyre urgjente të parandalojne rritjen e fundit të çmimeve të karburanteve, por edhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, që të anulojnë efektet pozitive të programit Evropa Tani.

SHARE