SPAJIQ ME SHEIKUN MUHAMED BIN ZAJED: DISKUTOHEN PROJEKTET KONKRETE TË MALIT TË ZI DHE EBA-së

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq bëri të ditur se takimi i tij i djeshëm me sheikun Muhamed bin Zajed Al Nahjan konfirmoi bashkëpunimin e fortë dhe marrëdhëniet partnere mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me fokus tek projektet konkrete dhe hapat e ardhshëm për realizimin e tyre.

Spajiq theksoi se ky takim përfaqëson një dëshmi të mëtejshme të marrëdhënieve të ngushta midis dy vendeve, të bazuara në besim dhe miqësi afatgjatë.

“Takimi i djeshëm është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit të fortë mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por mbi të gjitha i besimit dhe miqësisë së sinqertë që kemi me Sheikun Muhamed bin Zajed Al Nahjan”, shkroi Spajiq në rrjetin X.

Ai shtoi se dialogu politik i vazhdueshëm në nivel të lartë tregon përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe punën mbi çështje me rëndësi strategjike.

“Dialogu politik i vazhdueshëm në nivel të lartë konfirmon përkushtimin reciprok për forcimin e marrëdhënieve partnere dhe punën e përbashkët mbi çështje me rëndësi strategjike”, tha Spajiq.

Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit u diskutuan projekte konkrete, me theks të veçantë tek planifikimi i hapave të ardhshëm për të siguruar një implementim efikas të tyre.

“Gjatë takimit diskutuam projektet konkrete, me fokus të veçantë tek hartimi i një plani për hapat e ardhshëm, në mënyrë që realizimi i tyre të jetë efikas”, tha Spajiq.

Ai ka theksuar se kjo qasje tregon angazhimin e qartë të të dy vendeve që iniciativat e dakorduara të sjellin përfitime konkrete dhe afatgjata për qytetarët.

“Kjo qasje reflekton përkushtimin dhe fokusin e qartë të të dy vendeve në realizimin e iniciativave të dakorduara dhe dorëzimin e rezultateve konkrete që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë për qytetarët”, tha Spajiq.

SHARE