Foto: Ilustrim
Hidrologu Ervin Kallaç nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmiologjisë bëri të ditur këtë mëngjes se gjendja në Liqenin e Shkodrës është stabile krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas tij, në ditët në vijim nuk pritet rritje e nivelit të ujit, por një tërheqje graduale e tij, gjë që do të mundësojë normalizimin e jetës së banorëve në këtë zonë.
“Në lumin Buna është regjistruar një ulje e lehtë e nivelit të ujit, dhe pritet që kjo tendencë të kontribuojë në uljen e mëtejshme të nivelit të Liqenit të Shkodrës. Rryma e shtuar e Bunës do të mundësojë uljen natyrale të liqenit në periudhën në vijim”, tha Kallaç.
Ai njoftoi gjithashtu se në bashkëpunim me policinë kufitare do të kryhen matje të rrjedhës, që janë të rëndësishme për studime të ardhshme mbi lumin Buna.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të kemi mbështetje për një anije dhe bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria”, shtoi hidrologu.
Në lumin Moraçë, niveli i ujit është stabil, dhe rreziku nga situata të jashtëzakonshme ekziston vetëm në rast të kushteve ekstreme të motit.
Sipas të dhënave meteorologjike, shirat gjatë javës së ardhshme nuk do të jenë të intensitetit të lartë që të përkeqësojnë gjendjen e nivelit të ujit, shtoi Kallaç.









