400 LËNDIME VETËM NË NJË SPITAL, QINDRA TË PLAGOSUR NË SY NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI GJATË PROTESTAVE NË IRAN

Protestat masive antiqeveritare në Iran, të njohura si lëvizja “Grua, Jetë, Liri”, po shtypen me dhunë brutale nga autoritetet iraniane.

Mjekët në Teheran raportojnë se më shumë se 400 protestues janë plagosur në sytë e tyre nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa repartet e urgjencës janë mbipopulluara dhe stafi mjekësor është mbi ngarkuar.

Plagët janë përqendruar kryesisht në sy dhe kokë, një praktikë që sipas grupimeve të të drejtave të njeriut duket e qëllimshme për të gjymtuar protestuesit dhe për të frikësuar popullsinë. Shumë prej protestuesve janë qëlluar gjithashtu në organet gjenitale dhe pjesë të tjera jetësore.

Qindra njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 16,700 janë arrestuar, duke e bërë këtë valë protestash më të dhunshme se ato të vitit 2022 pas vdekjes së Mahsa Aminit.

Ndërprerja e internetit dhe komunikimeve mobile ka izoluar vendin dhe ka vështirësuar raportimin e situatës për jashtë.

Mjekët përshkruajnë situata “si në zona lufte”, me mungesë të pajisjeve mjekësore dhe hapësirës, duke trajtuar protestuesit të plagosur edhe jashtë spitaleve në temperatura të ulëta.

Ata gjithashtu raportojnë ndërhyrje të forcave të sigurisë në spitale për të arrestuar protestuesit e plagosur. Megjithë dhunën e shtuar, protestat vazhdojnë, por mjekët paralajmërojnë se raportimet ndërkombëtare nënvlerësojnë shumë numrin e vërtetë të viktimave dhe plagosurve.

SHARE