Tiramisu me Çokokrem

Plot shije dhe shumë e lehtë në përgatitje kjo ëmbëlsirë është kthyer në një ndër më të preferuarat.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju tregon recetën e veçantë të tiramisusë me çokorem, por pa vezë.

Kënaqni pjesëtarët e familjes tuaj me këtë ëmbëlsirë perfekte, duke ndjekur me kujdes hapat që AgroWeb.org ju tregon më poshtë.

Përbërësit

500 gr maskarpone

150 gr krem ​​lajthie (çokokrem)

200 gr pana

300 g biskota savoiardi

350 g kafe ekspres ose moka

50 g ujë të ftohtë

Përgatitja

Fillojeni këtë recetë duke përgatitur fillimisht kafen. Pasi të jetë gati, përziejeni me ujë të ftohtë dhe lëreni mënjanë.

Tani përzieni në një enë maskarponen me çokokremin.

Këtë masë përpunojeni me një rrahëse dore elektrike derisa përbërësit të bashkohen mirë me njëri-tjetrin, dhe kremi të bëhet sa më i butë.

Më pas shtoni panën dhe përpunojeni sërisht masën me rrahësen elektrike.

Kaloni një pjesë të sasisë së kremit që përgatitët në një tavë me madhësi rreth 21cm x 21 cm.

Vazhdoni duke zhytur në kafe biskotat dhe duke i shtruar me rradhë në tavë.

Mbuloni biskotat me krem dhe vendosni edhe një shtresë tjetër me biskota të zhytura në kafe dhe të mbuluara me krem.

Përfundoni duke e lëmuar sipërfaqen me një spatul dhe duke e zbukuruar tiramisunë me çokokrem duke përdorur në kon pastiçerie.

Lëreni të pushojë në frigorifer për një orë dhe më pas mund ta konsumoni.

SHARE