MARRËDHËNIET ME KROACINË DUHET TË JENË SHEMBULLORE

Dora e Malit të Zi është e shtrirë për të gjithë fqinjët e tij dhe marrëdhëniet me Kroacinë duhet të jenë shembull, tha kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq pas takimit me ministrin Gordan Grliq Radman. Abazoviq theksoi se “Kroacia ka një rëndësi të veçantë për Malin e Zi, jo vetëm për shkak të lidhjeve historike mes popujve tanë, por edhe për shembullin e mbështetjes dhe inkurajimit që i jep vendit tonë në rrugën e tij drejt BE-së”. Ai theksoi se është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq Radman. “Shfrytëzova rastin të uroj Ditën e Popullit Kroat në emër të Qeverisë, por edhe për të gjitha sukseset politike dhe sportive që vendi i tij ka arritur në muajt e fundit”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

SHARE