QYTETARËT NUK DO TË MUND TË TRAJTOHEN NË “CODRA” ME SHPENZIMET E SHTETIT

Qytetarët e Malit të Zi nuk do të mund të trajtohen më në spitalin privat Codra me shpenzimet e shtetit, por do të duhet të paguajnë për të gjitha shërbimet, shkruan Pobjeda. Ai spital privat ofronte operacione në fushën e urologjisë, kirurgjisë, oftalmologjisë dhe ortopedisë në kurriz të sigurimeve shëndetësore. Drejtoresha e Codra-s, Dragica Peroviq Ivanoviq, ka thënë se kontrata e tyre është ndërprerë këtë verë me vendim të kundërligjshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë. “Kanë shpallur konkurs vetëm për katër ndërhyrje kirurgjikale dhe kanë hequr mundësinë që pacientët të kryejnë çdo ndërhyrje kirurgjikale që u është treguar. Duke qenë se nuk kemi dashur të marrim pjesë në atë farsë, pra në mashtrimin e qytetarëve, sigurisht që nuk i jemi përgjigjur një ftese të tillë”, ka theksuar ajo. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka bërë të ditur se është lidhur kontratë me gjithsej pesë institucione, por, siç bën të ditur Pobjeda, nuk është thënë se me cilat apo cilat institucione private kanë paraqitur aplikime për konkurs.

SHARE